Zyrtare: Shtyhet për 4 shtator takimi i Kosovës dhe Serbisë në Washington
Takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, nikoqir i të cilit është Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien tashmë zyrtarisht është zhvendosur nga data 2
Takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, nikoqir i të cilit është Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien tashmë zyrtarisht është zhvendosur nga data 2 shtator në datën 4.
Kjo gjë u bë e ditur për Kohën nga Zëdhënësi i Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Ullyot. Ky takim sipas tij do të çojë përpara çështjet ekonomike mes dyja vendeve.
“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington me 4 shtator. Bisedimet u shtynë për dy ditë nga 2 shtatori për shkaqe të agjendës. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. Ne besojmë se përparimin në çështjet ekonomike, përfshirë këtu krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes“, ka thënë Ullyot.
Kujtojmë se takimi i parë në Washington mes krerëve të Kosovës e Serbisë ishte paraparë për 27 qershor, por ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






