RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Zyrtare: Portugalia shkarkon Fernando Santosin
Futboll

Zyrtare: Portugalia shkarkon Fernando Santosin

Fernando Santos është larguar nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Portugalisë. 68 vjeçari largohet pasi që Portugalia pësoi humbje befasuese 1:0 në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”

nga Venera Grabanica15 dhjetor 202215 dhjetor 2022

Fernando Santos është larguar nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Portugalisë.
68 vjeçari largohet pasi që Portugalia pësoi humbje befasuese 1:0 në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” kundër Marokut.
Santos ishte në krye të Portugalisë për tetë vite, duke e udhëhequr atë drejt triumfit në Kampionatin Evropian Euro 2016, si dhe edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve në vitin 2019.
Sidoqoftë, ndeshjet e tij të fundit u dominuan nga vendimi i tij për të lënë në bankën rezervë Cristiano Ronaldon për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.
Santos vendosi ta lë Ronaldon në bankën rezervë në përballjen me Zvicrën në eliminatore, për shkak të reagimit të 37 vjeçarit kur u zëvendësua në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Koresë së Jugut.
Portugalia e fitoi ndeshjen kundër Zvicrës me rezultat të thellë 6:1, ku zëvendësuesi i Ronaldos, Goncalo Ramos shënoi tre gola, por u befasua në çerekfinale, ku Maroku u bë kombi i parë afrikan që të arrijë një gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Federata Portugeze e Futbollit (FPF) e konfirmoi se Santos nuk është më trajner i Kombëtares së Portugalisë.
“FPF e falënderon Fernando Santos dhe stafin e tij për punën e bërë përgjatë tetë viteve unike dhe beson se ky falënderim bëhet edhe në emër të popullit portugez. Bordi i FPF do të fillojë tani procesin për ta zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares”, shkruante në komunikatën e FPF-së.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

17 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

32 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

35 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë