
Zyrtare, Barcelona shkarkon Xavin
Barcelona zyrtarisht ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me Xavin. Në një takim në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta ka informuar Xavi Hernández se ai nuk do të vazhdoj
Barcelona zyrtarisht ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me Xavin. Në një takim në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta ka informuar Xavi Hernández se ai nuk do të vazhdojë si trajner i FC Barcelona në sezonin 2024-25.
“Sot, të premten, presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka informuar Xavi Hernández se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25. Takimi u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper dhe u ndoq gjithashtu nga zëvendëspresidenti sportiv Rafa Yuste, drejtori i sportit Anderson Luís de Souza, Deco, Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Barcelona.
Klubi katalanas ka falenderuar Xavin për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten i ekipit dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen në botë.
Xavi Hernández do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës si mysafir ndaj Sevillas.
Gjatë ditëve në vijim, FC Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë.

Më të fundit
Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë





