
Zjarri në Babaj Bokës nuk ndalet që 5 ditë, banorët ankohen për erën e keqe
Një zjarr që ka prekur një pjesë të malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë po vazhdon tash e pesë ditë. Banorët ankohen se nuk po mund ta durojnë erën e keqe të tymit të zjarrit, i cili po
Një zjarr që ka prekur një pjesë të malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë po vazhdon tash e pesë ditë.
Banorët ankohen se nuk po mund ta durojnë erën e keqe të tymit të zjarrit, i cili po ua rrezikon shëndetin, pasi po depërton edhe nëpër shtëpitë e tyre.
Ata gjithashtu kërkojnë që sa më parë të shuhet zjarri që ka kapluar zonën në më shumë se 15 kilometra në vijë ajrore.
Ditën e shpërthimit të zjarrit, policia për rajonin e Gjakovës kishte njoftuar se zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe atyre iu kanë dalë në ndihmë edhe pjesëtarë të KFOR-it në përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Para dy ditësh KFOR konfirmoi se aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.
Aviacioni amerikan ndërhyri me tre helikopterë të pajisur me kova uji, dy prej tyre kanë fluturuar në Shqipëri dhe një në Babaj Bokë afër Gjakovës, për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve. Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri, thuhej në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






