
Zjarr në një banesë, burrë e grua u dogjën në gjumë
Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e të martës një banesë të komunitetit rom në Shkodër. Si pasojë e flakëve humbi jetën 60-vjeçari Kapllan Nasufi ndërsa pësoi djegie të shumta në trup bashkëshortja e
Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e të martës një banesë të komunitetit rom në Shkodër.
Si pasojë e flakëve humbi jetën 60-vjeçari Kapllan Nasufi ndërsa pësoi djegie të shumta në trup bashkëshortja e tij, 59-vjeçarja, Naslie Nasufi. Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”. Ishin fqinjët ata që konstatuan flakët dhe që njoftuan policinë. Ata hodhën akuza në drejtim të ambulancës dhe zjarrëfikëses se shkuan me vonesë në vendngjarje.
Çifti i bashkëshortëve dyshohet se ishte në gjumë në momentin që në banesë ra zjarr. Ndërkohë flakët u neutralizuan pas ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.
Lidhur me rastin, hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit pasi janë ende të paqarta.

Më të fundit
Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





