RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
​Zgjodhi Kosovën para Amerikës, notari Adell Saboviq tregon arsyet
Sport

​Zgjodhi Kosovën para Amerikës, notari Adell Saboviq tregon arsyet

Notari amerikan i cili ka prejardhje nga Peja, është në mesin e nëntë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris. Pjesëmarrja në olimpiadë, sipas notarit Adell Saboviq ësht

nga Kaltrina Berila21 korrik 202421 korrik 2024

Notari amerikan i cili ka prejardhje nga Peja, është në mesin e nëntë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris. Pjesëmarrja në olimpiadë, sipas notarit Adell Saboviq është rezultat i një punë shumëvjeçare.

Ai thotë se ndihet me fat që është në mesin e sportistëve më të mirë që do ta përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.

“Kjo ka qenë diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite. Unë notoj për 10 vjet dhe doja të notoja për Kosovën sepse nuk e di, ashtu si në të njëjtën kohë kur isha 10 vjeç, mendova të përfaqësoja babain tim, familjen time dhe kombin e Kosovës. Pra, ne jemi përpjekur për shumë vite, dhe jemi shumë me fat dhe shumë të lumtur që përfaqësojmë vendin tani”, tha fillimisht Sabpoviq.

Saboviq tregon arsyet pse vendosi të garojë për Kosovë, e jo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dua të them është zgjedhje e qartë. Pjesa më e madhe e familjes sime është nga Kosova, kështu që unë kam rrënjë shumë të forta këtu. Unë e kam vizituar gjithmonë gjatë gjithë kohës kur isha i ri, gjithmonë më pëlqente të vizitoja dhe të shijoja kohën me njerëzit. Por, kryesisht, këtë e bëj më së shumti për familjen time dhe për vendin, kështu që nuk mund të isha më shumë krenar”, shtoi Saboviq.

Trajneri i notit, Astrit Haliti thotë se edhe pse Saboviq ndodhet në Kosovë, ai po stërvitet me një program të veçantë të një trajneri nga Amerika.

“Adelli nuk është stërvitur me ne shumë për shkak se stërvitet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të njëjtën kohë edhe këtu është duke u stërvitur me programin të cilin ia dërgon trajneri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Haliti.

Fokusi i Adellit tashmë është 100 përqind te Kosova, edhe pse tregon se në moshë të re kishte mundësi të vendoste për t’i përfaqësuar SHBA-të.

“Po, kur isha më i ri isha i përfshirë në gjëra brenda qarkut sportiv të SHBA. Por siç thashë, në një intervistë tjetër për familjen time, ata nuk e më kuptuan saktësisht. Nuk ishte një punë aq e madhe kur konkurroja për SHBA. Jam shumë krenar për gjithë punën që kam bërë gjatë gjithë sportit, jam shumë krenar për shokët e skuadrës amerikane që kam pasur dhe veçanërisht krenar për Hanën dhe njerëzit me të cilët kam punuar këtu në Kosovë. Unë kam qenë shumë me fat që kam përvojat që kam, por tani padyshim që fokusi është të përfaqësoj Kosovën sa më mirë që mundem”, theksoi Saboviq.

Në Paris Lojërat Olimpike do të fillojnë më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht./kp

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

8 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë