RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Zgjedhjet e 12 tetorit do të përcillen nga 29 media vendore e 13 ndërkombëtare
🇽🇰 Kosova

​Zgjedhjet e 12 tetorit do të përcillen nga 29 media vendore e 13 ndërkombëtare

29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve 573 janë akredituar sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej 71 mediave që kishin aplikuar për

nga Gentrita Xhemajli9 tetor 20259 tetor 2025

29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve 573 janë akredituar sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej 71 mediave që kishin aplikuar për akreditim.

Në këtë mbledhje, anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi kërkoi që të mos akreditohen mediat serbe, duke thënë se janë të njohura për propagandë e shpifje, raporton KosovaPress.

“Te mediat ndërkombëtare kisha ndarë mediat që vijnë prej arenës ndërkombëtare, shteteve fqinje e në këtë rast edhe mediave nga Serbia, të cilat janë të njohura edhe për propagandën, shpifjen që e bëjnë dhe luftën speciale ndaj Kosovës. Mediat që ngjallin dyshim, si ato brenda vendit dhe sidomos ato që vijnë nga Serbia, duhet ardhur në baza ligjore, në bazë të cilave ne kemi të drejtë për t’i dhënë autorizim”, tha Krasniqi.

Ndërsa, anëtari tjetër nga PDK-ja, Arianit Elshani, tha se mediat nga Serbia duhet të verifikohen.

“Kemi media që mund të jenë të instrumentalizuar prej një shteti tjetër dhe të veprojnë në Kosovë. Në anën tjetër edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë që janë me seli dhe bazë në Beograd, prandaj këto duhet të tërhiqen të verifikohen në tërësi nga zyra”, tha Elshani.

Edhe anëtari tjetër, Ilir Gashi kërkoi që lista e të gjitha mediumeve ndërkombëtare duhet t’i kthehen KPM-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që ato të japin një përgjigje nëse se ka ndonjë media apo individ brenda tyre që mund të cenojë rendin publik.

“Jam dakord sa i përket mediave vendore për faktin se janë të regjistruara, është KPM, ajo që i monitoron. Lista e të gjitha mediumeve ndërkombëtare duhet t’i kthehet KPM-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që ata të japin një përgjigje nëse ka ndonjë media apo individ brenda tyre që mund të cenojë rendin publik apo edhe interesin e përgjithshëm”, tha Gashi.

Kujtojmë se të dielën në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë në kuvendet komunale.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

52 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

38 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë