Zelensky thirrje OKB-së për ndihmë në shpëtimin e të plagosurve nga Azovstal
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje OKB-së për ndihmë për të shpëtuar jetën e ukrainasve të mbetur të plagosur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Në një b
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje OKB-së për ndihmë për të shpëtuar jetën e ukrainasve të mbetur të plagosur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbrëmë, Zelensky falënderoi OKB-në për një evakuim të suksesshëm nga uzina e çelikut këtë javë, e cila shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga fabrika e çelikut, por i bëri thirrje OKB-së të “ndihmojë në largimin të gjithë të plagosurve nga Azovstal”.
“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik”, tha Zelensky.
Rreth 200 civilë besohet se janë strehuar brenda uzinës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





