
Xhaka pas fitores ndaj Hungarisë: E arritëm objektivin tonë, ishim të fortë si skuadër
Kapiteni i Zvicrës dhe lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme kundër Hungarisë, Granit Xhaka foli për mediat pas fitores së sotme në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024. Zvicra e mposhti
Kapiteni i Zvicrës dhe lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme kundër Hungarisë, Granit Xhaka foli për mediat pas fitores së sotme në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Zvicra e mposhti Hungarinë me rezultat 3:1, në ndeshjen ku Granit Xhaka luajti tërë kohën dhe tregoi paraqitje fantastike në mesfushë, raporton KosovaPress.
Pas ndeshjes, Xhaka tha Zvicra e arriti objektivin e tre pikëve, dhe ishte skuadër e fortë në fushë pavarësisht se në disa momente vuajti nga presioni i Hungarisë.
“Ne e pamë ndeshjen e Gjermanisë. U befasuam me paraqitjen e Skocisë. Ne kemi arritur objektivin tonë të parë prej tre pikëve, dhe tani duhet të përgatitemi për të mërkurën.
Pamë se sa tifozë zviceranë ishin sot në stadium dhe atmosfera ishte fantastike. Raundi ynë kualifikues nuk ishte i mirë dhe kjo ishte një ndeshje ku vuajtëm, por jo shumë pasi dominuam pjesën e parë. Por edhe kur kemi luftuar, kemi luftuar së bashku dhe kemi qenë të fortë si ekip”, tha Xhaka.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






