
Xhaferi: LVV-ja me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese
LDK-ja ka kritikuar LVV-në se po sillet me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të procedohet me votim të hapur. Deputeti i LDK-së, Krenar Xhafer
LDK-ja ka kritikuar LVV-në se po sillet me standarde të dyfishta ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të procedohet me votim të hapur.
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, në një përgjigje për rtv21 ka thënë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e bllokadës për krijimin e institucioneve duke sulmuar gjyqtarët e Kushtetueses.
‘’Kur i pëlqen vendimi nuk ka sulme dhe linçime ndaj gjyqtarëve. Kemi dhjetëra raste kur këta gjyqtar kanë marrë vendime në favor të LVV-së por atëherë nuk kemi pas sulme të tilla, njëra ndër ato vendime ka qenë edhe rrëzimi i Qeverisë Hoti. Ndërsa, tani kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe një kandidat jo më shumë se tre herë të votohet në Kuvend. Kjo i ndihmon që të kemi konstituim të Kuvendit sepse normalisht që nëse një kandidat nuk ka vota atëherë mund të fitoj kandidati tjetër. Ka pasur vullnet nga partitë politike që të tejkalohet ngërçi politik. Tani jemi në një situatë politike ku LVV-ja, zoti Dehari duhet të ftoj seancën konstituive dhe të tejkalohet bllokada politike. Duhet të fillohet votimi i hapur dhe të krijohen institucionet e Kosovës. Çdo vonesë e mos krijimit të institucioneve është dëme për Kosovën. Dëm i madh për ekonomi. LDK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në seancën konstituive”., tha Xhaferi./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





