
Xhaçka tregon se në samitin e NATO-s u diskutua për stabilitetin në Kosovë
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka treguar se në Samitin e NATO-s që u mbajt në Vilnius, është diskutuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, njofto
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka treguar se në Samitin e NATO-s që u mbajt në Vilnius, është diskutuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, njofton rtv21.tv.
“Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën”, shkroi Xhaçka në Facebook.
Xhaçka po ashtu tha se në samit u rikonfirmua angazhimi për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën.
“Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”, u shpreh ajo.
“Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë”, përfundoi ministrja. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






