RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV: Marrëveshja me Serbinë, nënshtrim pa njohje

Lëvizja Vetëvendosje e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë. Për këtë, sipas tyre, qeverisja e ardhshme nuk ndien asnjë obligim që t’iu qëndrojë prapa kompromiseve të kryeministrit A

nga Egzona Mehmeti8 shtator 20208 shtator 2020

Lëvizja Vetëvendosje e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë. Për këtë, sipas tyre, qeverisja e ardhshme nuk ndien asnjë obligim që t’iu qëndrojë prapa kompromiseve të kryeministrit Avdullah Hoti.

Glauk Konjufca sot tha në një konferencë për media se Serbia e ëndërron të heqë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë pa e njohur shtetësinë e saj dhe këtë siç tha ai, po e bën për dominim ekonomik me Kosovën.

Ai e quajti marrëveshjen me Serbinë, “nënshtrim pa njohje”, teksa shtoi se vetëm gjysma e LDK-së dhe NISMËS e përkrah këtë marrëveshje.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është mocioni për rrëzimin e qeverisë, për çka kërkoi edhe përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së e që sipas tij këta të fundit janë shprehur kundër marrëveshjes.

“Mua më duket që kjo ishte një marrëveshje “nënshtrim pa njohje”. Së pari, tërheqja e kryeministrit Hoti pa njohje është lajm i keq, i bie që Qeveria e Kosovës i shkon për shtati asaj të Serbisë. Kosova s’ka nevojë të paguajë asgjë për njohjen e Serbisë. Çmimin më të madh ne e kemi paguar gjatë kohës së gjenocidit të kryer nga Serbia. Kosova absolutisht nuk duhet të jep asgjë nga shtetësia e vet. E pamë se si në këtë proces të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë fatkeqësisht u hap tema e resurseve të Kosovës. Për herë të parë një kryeministër u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave dhe të del në tryezën e dialogut”, tha Konjufca.

Ai tha se kushdo që pranon të jep resurset e Kosovës, bën një krim të madh. Ndër tjera, Konjufca shtoi se është shqetësuese se si Qeveria e Kosovës pranon që për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

29 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

45 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë