VV dhe LDK mbledhin nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme
Kërkojnë diskutim për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente kanë mbledhur në
Kërkojnë diskutim për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë, për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se kjo dokumenti i propozuar nga Qeveria është shumë problematike, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 dhjetor kishte bërë shqyrtimin e Draft-Marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Avni Arifi nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shpalosur këtë draft-marrëveshje duke përmendur objektivat kryesore të saj. “Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra-tjetrës, të adresohen çështjet e pensioneve, të ketë drejtësi për vitkimat e dhunës, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, telekomunikimi, energjia, të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave që të ketë treg të hapur, të këtë garancë për komunitetet për të drejtën e gjuhëve, feve, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Drafti është dërguar tek të gjithë liderët politik, tek ambasadorët e Quintit, tek udhëheqësit e institucioneve. Ky draft do të inkorporoj edhe sugjerimet e dhëna nga të lartë cekurit”, kishte thënë ai./ 21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






