RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Vuçiq thotë se me Zelenskyn folën për ngjarjet në Kosovë e Ukrainë
🗺️ Rajoni

Vuçiq thotë se me Zelenskyn folën për ngjarjet në Kosovë e Ukrainë

Aleksandar Vuçiq, është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky në Athinë. Vuçiq tha se Zelensky kërkoi këtë takim privatisht. Pas këtij takimi, Vuçiq iu drejtua mediave.

nga Kaltrina Berila22 gusht 202322 gusht 2023

Aleksandar Vuçiq, është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky në Athinë. Vuçiq tha se Zelensky kërkoi këtë takim privatisht.

Pas këtij takimi, Vuçiq iu drejtua mediave. Se çka biseduan njoftoi edhe përmes rrjetit social “Instagram”.

Thotë se gjatë këtij takimi me presidentin ukrainas, folën edhe për gjendjen aktuale në Kosovë.

Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën.

“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i diskutuam ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilin ne e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, ka shkruar Vuçiq.

Gjatë konferencës pas takimit me Zelenskyn, Vuçiq do të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin malazez Jakov Milatoviq.

“BE po përgatit një program rritjeje për vendet e Ballkanit Perëndimor për muajin tetor. Përveç stimujve për shumë gjëra të rëndësishme, pres një hyrje shtesë të mjeteve për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti Aleksandar Vuçiq kundërshtoi gjetjen e një dispozite në Deklaratën përfundimtare, për të cilën u ra dakord gjatë një darke të shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kështu që sipas mediave serbe, kjo dispozitë nuk u miratua as si pjesë e dokumentit./21Media

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë