
Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar. Ai gjatë kësaj vizite u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm. “Ne duhet
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar.
Ai gjatë kësaj vizite u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm.
“Ne duhet të përgatitemi për Expo. Kur të përfundojmë përgatitjet për Expo, ne do të thërrasim zgjedhje të parakohshme, dhe kam frikë se ata (opozita) bënë një gabim të madh dhe se, pikërisht kur mendova se shanset ishin të barabarta, ato nuk janë më. Ne do t’i mposhtim bindshëm,” tha Vuçiq.
Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vijnë në mesin e bllokadave dhe protestave gjashtëmujore që kanë kapluar Serbinë pas shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad të Vojvodinës që la të vdekur 16 persona.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






