Vuçiq nuk pajtohet me qëndrimin për mosndryshimin e kufijve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pra
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.
Vuçiq ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”./REL

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





