RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vuçiq i kërkon SHBA-së të shfrytëzojë ndikimin e saj te Prishtina

Vuçiq e konsideron shqetësim edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar të martën nga ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, që Shtetet e Bashkuara të s

nga B G4 dhjetor 20184 dhjetor 2018

Vuçiq e konsideron shqetësim edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar të martën nga ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, që Shtetet e Bashkuara të shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik dhe të paralajmërojnë Prishtinën se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Këmbëngulja e Prishtinës në tatimin e mallrave nga Serbia Qendrore dhe për më tepër në formimin e Ushtrisë së Kosovës nxit shqetësim serioz në Serbi për të ardhmen e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, sipas një njoftimi të lëshuar nga presidenca serbe.

I njëjti ka cituar ambasadorin Scott të ketë thënë se me vendosjen e taksës, Prishtina ka shkelur dispozitat e marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA dhe ka kërcënuar të ardhmen e rajonit.

Scott po ashtu ka kujtuar që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që ta heqin taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hervcegovina.

“Ambasadori Scott ka përsëritur se SHBA-ja i mbështet përpjekjet e Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe se është e gatshme për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, e cila do të sigurojë stabilitet”, është bërë e ditur në komunikatën e presidencës serbe.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka rritur nga 10 në 100% taksën në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës./rel

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

8 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

10 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

14 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë