RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban
🌍 Bota

Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban

Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një komandant të Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian

nga Kaltrina Berila5 tetor 20245 tetor 2024

Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një komandant të Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – bëri të ditur grupi më 5 tetor.

Kjo është hera e parë që Izraeli sulmon në këtë zonë që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor 2023.

Saeed Attallah Ali, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre u vranë “nga bombardimet e zionistëve në shtëpinë e tyre në kampin Bedavi”, afër qytetit Tripoli, u tha në njoftim.

Izraeli vazhdimisht ka shënjestruar anëtarët e Hamasit në Liban që kur lufta në Gazë nisi pothuajse një vit më parë.

Që atëherë, Hamasi ka thënë se të paktën 18 anëtarë të tij janë vrarë në Liban.

Hamasi tha se në sulmet ajrore të së hënës u vra udhëheqësi i tyre në Liban, Fatah Sharif Abu al-Amine, në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në jug të Libanit.

Në gusht, gjatë një sulmi ajror izraelit në Sidon, në jug të Libanit, u vra komandanti i Hamasit, Samer al-Hajj.

Ndërkaq, në një sulm në janar, që zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se u krye nga Izraeli, u vra zëvendësshefi i Hamasit, Saleh al-Aruri, dhe gjashtë radikalë të tjerë palestinezë në jug të Bejrutit.

Në Liban janë dhjetëra kampe të refugjatëve palestinezë që ishin krijuar për të strehuar palestinezët që u larguan gjatë luftës së vitit 1948, rreth kohës kur u krijua Izraeli.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

16 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë