RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Von der Leyen nesër në Kosovë, Qeveria pret të diskutohet për përfitimet e Kosovës në Planin e Rritjes
🇽🇰 Kosova

Von der Leyen nesër në Kosovë, Qeveria pret të diskutohet për përfitimet e Kosovës në Planin e Rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo të zhvillojë takime të ndara me presidenten e Koso

nga B G25 tetor 202425 tetor 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nesër do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo të zhvillojë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se në takim do të diskutohet për zbatimin e agjendës së reformave, Planin e Rritjes së BE-së, si dhe përfitimet për Kosovën. Në anën tjetër, njohësit e integrimit evropian, thonë se fokusi i mesazheve të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe disbursimi i pagesës së parë në kuadër të Planit të Rritjes. Derisa kërkojnë edhe mesazhe të qarta për largimin e masave ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka ndarë 6 miliardë euro. Kosovës do t’i takojnë mbi 800 milionë euro. Mjetet e para nga ky fond pritet të ndahen në fund të këtij viti. Ndryshe nga vendet e rajonit, për Kosovën dhe Serbinë përfitimi i milionave të BE-së, është i ndërlidhur me angazhimin konstruktiv në dialog.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se në takimin e nesërm të kryeministrit Albin Kurti me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të diskutohet për zbatimin e agjendës së reformave, Planit të Rritjes, përfitimet për Kosovën, si dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

Kryeziu nuk u përgjigj në pyetjet nëse presin nga Von der Leyen që nesër të marrin një datë se kur do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Kryeministri Kurti nesër do të mirëpresë Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. Kjo vizitë po vjen disa ditë pasi që BE-ja miratoi agjendën e reformave të Kosovës, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në takimin e nesërm pritet të diskutohet për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, përfitimet për Kosovën dhe qytetarët tanë, marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe rrugën tonë integruese”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Në anën tjetër, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress, se mesazhe kyçe të presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë, do të jenë bashkëpunimi më i madh i vendeve të rajonit, si dhe realizimi i reformave si parakushte për integrim evropian.

“Vizita e zonjës Von der Lyen në Ballkanin Perëndimor është mesazhi se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë nëse dëshirojnë që si pikë referuese është përmendur vitit 2030(për anëtarësim në BE). Por kjo nuk do të thotë se atëherë do të bëhen anëtarë të BE-së. Por të paktën se deri atëherë të afrohemi me reforma dhe transformim shtetëror dhe institucional. Ky është qëllimi i BE-së që të fut Ballkanin Perëndimor në agjendën e reformave të thella brenda këtyre vendeve”, thotë ai.

Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se Von der Leyen duhet të jetë më e qartë në Kosovë sa përket masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, krahas mesazheve të tjera për integrimin evropian.

“Ajo do të mundohet të promovojë Procesin e Berlinit si një proces që është mjaft i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu do të theksojë se krejt kjo varet nga progresi i secilit vend, meqenëse Shqipëria është një hap përpara se vendet të tjera dhe është ndarë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në unionin evropian. Do të jetë një mesazh edhe për Kosovën dhe vendet të tjera që ato vende që bëjnë progres qoftë në dialog apo probleme që i zgjidhin me fqinjët e tyre dhe bëjnë reforma në luftën kundër korrupsionit do të ketë mundësinë më të madhe për anëtarësim në BE”, thekson ai.

Nga vlera e përgjithshme e Planit të Rritjes, prej 6 miliardë eurosh, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme.

Së fundmi Komisioni Evropian miratoi agjendën e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i hapur mundësi rajonit për qasje në Planin e Rritjes.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitën në rajon e ka nisur të mërkurën në Shqipëri, pastaj në Maqedoni të Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe pas qëndrimi në Kosovë ajo do të shkojë në Mal të Zi./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

10 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

12 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

16 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë