RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vodhën pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, arrestohen 4 punonjës

Katër persona janë arrestuar sot në Pogradec, sepse kanë vjedhur duke e shpërdoruar detyrën. Policia e Shtetit ka informuar se të arrestuarit janë punonjës të bashkisë së Pogradecit dhe se kanë vjedhu

nga Egzona Mehmeti28 gusht 202228 gusht 2022

Katër persona janë arrestuar sot në Pogradec, sepse kanë vjedhur duke e shpërdoruar detyrën.
Policia e Shtetit ka informuar se të arrestuarit janë punonjës të bashkisë së Pogradecit dhe se kanë vjedhur pako me ndihma të dhuruara për qytetarët.
“Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës. Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – R. F., 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, – R. M., 58 vjeç, banues në Pogradec, – B. Xh., 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec, – M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.”, është bërë e ditur në njoftim.
Shtetasit, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, kanë vjedhur disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.”, ka informuar Policia.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim./21Media

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

8 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

11 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

14 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë