RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

VMRO kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq

VMRO-DPMNE edhe sot ka vazhduar me akuzat e saj ndaj pushtetarëve , pasi siç thonë ato gati më shumë se gjashtë muaj propozimi farncez është negociuar dhe dakorduar nga Kryeministri Kovaçevski, minist

nga Venera Grabanica26 qershor 202226 qershor 2022
VMRO-DPMNE edhe sot ka vazhduar me akuzat e saj ndaj pushtetarëve , pasi siç thonë ato gati më shumë se gjashtë muaj  propozimi farncez është negociuar dhe dakorduar nga Kryeministri Kovaçevski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe nga Bojan Mariçiç. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqje dhe zgjedhje të cilat janë zgjidhje për të dalë nga kjo politikë katastrofike e LSDM-së dhe BDI-së transmeton KlanM.
Dy ditë heshtje nga Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq se kush e ka bërë, kur është bërë dhe çfarë sulmi hibrid ka pasur në Maqedoni.
Nuk ka asnjë përgjegjësi pse nëse ka pasur një sulm hibrid në vend nuk është parandaluar me kohë dhe pse institucionet e kanë lejuar këtë.
Logjikisht shtrohet pyetja nëse me defokusimin e opinionit me sulmin e pretenduar hibrid në vend, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duan t’i shpëtojnë përgjegjësisë për debaklin e plotë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe proceset e shkatërruara përgjithmonë të negociatave thonë mes tjerash nga ana e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre qytetarët e dinë mirë se për më shumë se 6 muaj këtë propozim të dëmshëm që shkatërron të gjitha interesat dhe qëndrimet shtetërore është negociuar dhe dakorduar nga Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq, por për shkak të ngjarjeve në Bullgari dhe zbardhjes së të gjithë propozimit në Maqedoni u desh të hiqnin dorë nga pozicioni tradhtues.
Nga VMRO- ja kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje për Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiqin për rrëzimin e pozitës kombëtare maqedonase, si dhe prishjen e pozitave negociuese me BE-në.
Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo politikë katastrofike e LSDM-së dhe BDI-së në procesin e negociatave thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./TV21
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

8 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë