Veseli për dhunimin në Drenas: Drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim
Veseli reagon pas rastit të dhunimit të të miturës në Drenas Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të së miturës nga mësimdhënësi e pastaj edhe na hetuesi
Veseli reagon pas rastit të dhunimit të të miturës në Drenas
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të së miturës nga mësimdhënësi e pastaj edhe na hetuesi policor.
Ai ka kërkuar nga autoritetet që të zbatohet drejtësia lidhur me këtë rast.
“Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.“, ka shkruar Veseli në Facebook.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ngjarjen e ka quajtur si ndër ndodhitë më tronditëse në Kosovën e pasluftës.
Reagime ka pasur edhe nga përfaqësues të partive politike, nga organizata të ndryshme si nga opinioni publik në rrjete sociale./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





