
Vendoset gurthemeli i zyrave të ATK-së në veri
Në Mitrovicën e Veriut është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e Zyrës Rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të
Në Mitrovicën e Veriut është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e Zyrës Rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të ofrojë më shumë shërbimet për qytetarë dhe bizneset e kësaj ane, duke ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik.
“Ky objekt do t’u ofrojë qytetarëve, tatimpaguesve dhe bizneseve shërbime sa më afër. Njëkohësisht, ndërtimi i aneksit do të gjallërojë këtë zonë dhe do të sjellë edhe shërbime shtesë. Projekti pritet të përfundojë brenda pesë muajve, me një vlerë prej 500 mijë eurosh – pra gjysmë milioni investim,” tha Murati.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vlerësoi projektin si dëshmi të angazhimit të qeverisë për të investuar në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe veriun.
“Besoj se është një shenjë shumë e mirë që investimet e qeverisë po prekin komunat në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit,” tha Krasniqi.
Edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, theksoi rëndësinë e zgjerimit të shërbimeve tatimore në këtë pjesë të vendit.
“Për ATK-në është tejet e rëndësishme që shërbimet për tatimpaguesit të jenë të qasshme në çdo rajon të Kosovës. Ne kemi nisur procesin e fiskalizimit të bizneseve edhe në këtë zonë, dhe ky objekt do të ndihmojë që këto shërbime t’i ofrojmë më afër qytetarëve,” u shpreh Hyseni.
Projekti, që pritet të përfundojë brenda pesë muajve, vlerësohet si një hap konkret drejt përmirësimit të qasjes në shërbime publike dhe integrimit institucional në Mitrovicën e Veriut.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






