
Vdiq shkrimtari dhe studiuesi i folklorit Nuhi Vinca
Sot ka vdekur, studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Nuhi Vinca. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familjarja e tij, Ilire Vinca.
Sot ka vdekur, studiuesi i folklorit, shkrimtari dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Nuhi Vinca.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familjarja e tij, Ilire Vinca. Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër organizon mbledhje komemorative.
”Mbledhja komemorative do të mbahet nesër, 11.07.2024, ora 10:00, në sallën shkencore të Institutit Albanologjik.”, njoftoi sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Adil Olluri.
Ilire Vinca ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit, do të bëhet në varrezat e Prishtinës, (Arbëri) pas mbledhjes komemorative.

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





