
Vdiq në moshë të re ish-hendbollisti i Vëllaznimit
Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës. “Familja kosovare e hendbollit të hënë
Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës.
“Familja kosovare e hendbollit të hënën mori një lajm të rëndë. Në moshë të re ka ndërruar jetë ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj. I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet.I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet”, ka shkruar FHK në “Facebook”.
Ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti i Federatës, Eugen Saraçini.
Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës. Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit tashmë i ndjeri kishte jetuar jashtë vendit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






