Vdiq komediani i njohur Norm Macdonald
Komediani i njohur kanadez, Norm Macdonald, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostifikua me kancer. Macdonald nisi karrierën në vendlindje. Ka punuar për programin Roseanne, pak ko
Komediani i njohur kanadez, Norm Macdonald, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostifikua me kancer.
Macdonald nisi karrierën në vendlindje. Ka punuar për programin Roseanne, pak kohë para se t’i bashkohej Saturday Night Live.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familja e të ndjerit.
“Ishte shumë krenar për komedinë e tij. Asnjëherë nuk deshi që sëmundja t’i afektoj në mënyrën se si audienca apo kushdo që e ka dashur e shohin. Norm ishte komedian i pastër”, tha Lori Jo Hoekstra.
Pasi la “Saturday Night Live”, nisi seritë e tij komedi “Norm”, nga viti 1999 – 2001.
Gjithashtu, e kishte në moderim edhe një program në Netflix, i cili i emërtua Norm Macdonald Has a Shoë, në vitin 2018./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





