RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdojnë protestat në “Trepçë”, pavarësisht anulimit të pjesshëm të konkursit

Protestat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me proces

nga RTV2126 shkurt 202026 shkurt 2020

Protestat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim

Dhjetëra qytetarë kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të “Trepçës” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, edhe pse tashmë është anuluar pjesërisht konkursi.

Protestuesit duke përmendur fakte të reja për parregullsitë gjatë procesit të fundit të pranimit të punëtorëve të rinj, kërkuan anulimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij konkursi.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur se konkursi nuk mjafton të korrigjohet vetëm pjesërisht, duke thënë se ai duhet të anulohet krejtësisht, si dhe të shkarkohet bordi i ndërmarrjes si dhe menaxhmenti. Sipas tij, kandidatët e pranuar në këtë konkurs kanë qenë raste tipike familjare dhe politike. Ai ka përmendur emra të zyrtarëve të lartë, për të cilët tha se kanë punësuar familjarët e tyre.

“Ne kemi kërkuar me ngulm dhe kërkojmë prapë që ky konkurs të anulohet komplet, jo pjesërisht. Ky konkurs duhet të anulohet komplet, ky bord të shkarkohet së bashku me menaxhmentin, e deri tek komisionarët të cilët kanë bërë këtë përzgjedhje tipike familjare dhe politike. […] Kemi dëshmi që njerëz të afërt me bordin janë punësuar me kontrata nga dy herë. Më 23 shtator i ka dalë kontrata, më 24 u hap konkursi, më 13 nëntor i ka 84 pikë në test dhe është punësuar në drejtorinë e ‘Trepçës’ në Prishtinë. […] Ka familjarë për shembull të Ferat Shalës, i ka punësuar dy veta, sekretari Afrim Haxhiu e ka punësuar vajzën e axhës, drejtori i bordit, Ardian Syla, e ka punësuar vajzën e tezës”, ka thënë Musa.

Ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Protesta që zgjati një orë u zhvillua e qetë, ndërsa një numër shumë i vogël i pjesëtarëve të policisë në krahasim me protestat e kaluara, kanë vëzhguar situatën nga afër.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë