
Vashat e Kosovës fituese të turneut “Turkish Women’s Cup”
Kombëtarja e Kosovës e femrave për të dytin vit me radhë e ka fituar turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup”, që u mbajt në Alanya. Pas fitores kundër Hong Kongut dhe Estonisë, vashat e Kosovës sot
Kombëtarja e Kosovës e femrave për të dytin vit me radhë e ka fituar turneun ndërkombëtar “Turkish Women’s Cup”, që u mbajt në Alanya.
Pas fitores kundër Hong Kongut dhe Estonisë, vashat e Kosovës sot e mposhtën edhe Indinë me rezultat minimal 1:0.
Golin e triumfit për “Dardanet” e shënoi Erëleta Memeti, e cila shënoi në minutën e 3’ të kohës shtesë.
Vashat kosovare treguan formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut nën drejtimin e trajneres, Anneli Andersen, duke e vazhduar serinë pa humbje edhe këtë vit.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Kosovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





