
Vashat e Bashkimit fitojnë sërish Kupën e Kosovës
Vashat e KB Bashkimit e kanë mbrojtur Kupën e Kosovës, ku edhe këtë edicion e fitojnë duke e mposhtur Prishtinën. Bashkimi e mposhti Prishtinën me epërsi prej 22 pikëve, respektivisht me rezultat bind
Vashat e KB Bashkimit e kanë mbrojtur Kupën e Kosovës, ku edhe këtë edicion e fitojnë duke e mposhtur Prishtinën.
Bashkimi e mposhti Prishtinën me epërsi prej 22 pikëve, respektivisht me rezultat bindës 94:72.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 42:38 në favor të Bashkimit, ku edhe në pjesën e dytë vashat nga Prizreni vazhduan me paraqitje bindëse duke kryesuar 52:34.
Medaljet për vendin e parë i ndanë, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe ish-basketbollistja e njohur Resmije Juniku.
Në anën tjetër, medaljet e argjendta i ndanë Leart Hoxha, anëtar i bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i dhuroi trofeun e MVP-së për Khadija Haywood, dhe trofeun e Kupës së Kosovës, kapitenes së klubit, Aulona Muhadrit.
Rezultati final i ndeshjes, 94:72 në favor të Bashkimit.

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






