RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
🇽🇰 Kosova

Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka përkujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. 14 prilli i vitit 1999 për ish-deputeten ësht

nga Gentrita Xhemajli13 prill 202513 prill 2025

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka përkujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

14 prilli i vitit 1999 për ish-deputeten është një datë që nuk shënoi vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit të saj. Atë ditë, siç thotë ajo, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndonëse dikur e dëshironte vdekjen, sot, “dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”.

Postimi i saj i plotë:

14 prilli i vitit 1999 është një datë që nuk e shënoj vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit tim. Atë ditë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Para saj, frika ime më e madhe ishte vdekja – një e panjohur që më përndiqte në netët pa gjumë, në zhurmën e çdo shpërthimi, në ecjen e çdo ushtari serb që afroheshin gjithnjë e më shumë.

Por pas 14 prillit, një frikë tjetër më e rëndë u ngulit në shpirtin tim: frika e dhunës, e përdhunimit – diçka që kurrë nuk e mendoja se do të më ndodhte, diçka që e kisha parë vetëm në rrëfimet e të tjerëve, e që mendova se do të më kalonte pranë pa më prekur.

Por jo. Pas asaj dite, vdekja u bë një dëshirë, jo një frikë. E kërkova, e lutej zemra ime për të, sepse ndihesha e shkatërruar, e thyer në çdo formë të mundshme. Trupi im nuk ishte më i imi. Zëri im ishte heshtur, ndërsa bota kishte ndalur së dëgjuari. Dhe sërish, vdekja nuk erdhi. Jetova.

Jetova, edhe pse shumë herë mendova të dorëzohesha. Në errësirat e netëve të mia, kërkova arsye për të vazhduar, për të ngritur kokën, për të mos u rrëzuar përfundimisht. Dhe sërish, nuk e di nga vinte ajo forcë që më mbante gjallë. Ndoshta nga kujtimi i familjes, ndoshta nga shpresa se një ditë zëri im do të dëgjohej, ose ndoshta nga dëshira që askush tjetër të mos kalojë atë që unë kalova.

Kam parë të mirën dhe të keqen në jetë, kam takuar njerëz që më ndihmuan të ngrihem dhe të tjerë që më thyen pa mëshirë. Por sot, kur e kujtoj atë ditë, nuk jam më vetëm viktimë. Jam dëshmi. Jam një zë që mbijetoi dhe që nuk do të heshtë më. Sepse dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

9 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

13 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë