RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Van der Belen në Shkup: Austria mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE
🗺️ Rajoni

Van der Belen në Shkup: Austria mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Presidenti i Austrisë, Van der Belen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me këtë rast, Van der Bel

nga Kaltrina Berila29 mars 202329 mars 2023

Presidenti i Austrisë, Van der Belen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, Van der Belen përmendi edhe ndryshimet kushtetuese.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. Nënshkrimi i sotëm i dy ministrave të drejtësisë edhe më tej do të thelloj bashkëpunimin në këtë fushë. Edhe në aspektin ekonomik kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por ka mundësi për avancim të këtij bashkëpunimi. Vizita e këtij delegacioni është i një rëndësisë të madhe. Austria është mbështetës shumëvjeçar i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Është e rëndësishme që vendet e rajonit të integrohen në Bashkimin Evropian. Ju jeni në rrugë të drejtë dhe meritoni integrimin në BE, Austria do të t’ju mbështesë në këtë rrugë. Dëshirojmë që Republikën e Maqedonisë ta inkurajojmë që të vazhdojë këtë rrugë. Ne besojmë se do t’ia arrini që të ndryshoni kushtetutën dhe të vazhdoni rrugën drejt BE-së. Ne do t’ju mbështesim në këtë”, tha Van der Belen.

Nga ana tjetër, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se takimi i sotëm me presidentin e Austrisë kaloi në frymë shumë productive, , shkruan AlsatM

“Austria është një nga shtetet e para që ndjen efektet pozitive por edhe negative të Ballkanit. Nga këtu është e qartë se kishim një bisedë të sinqertë dhe përmbajtjesore. Konfirmuam miqësinë tonë të ndërsjellë. Biseduam për gjendjen aktuale dhe çështjet e hapura në Ballkan. Për politikën e Austrisë për integrimin e Ballkanit. U pajtuam se në mungesë të perspektivës së qartë evropiane do të rritet euro-skepticizmi. U pajtuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Përshtypja jonë e përbashkët është se sot kishim bisedime produktive. Vitin e ardhshëm shënojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Austrisë”, tha Pendarovski.

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë