RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Vaksinimi kundër gripit sezonal, IKSHPK pret qytetarët të marrin këtë vaksinë
🇽🇰 Kosova

Vaksinimi kundër gripit sezonal, IKSHPK pret qytetarët të marrin këtë vaksinë

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Zëdhënësia për media e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosov

nga B G16 tetor 202416 tetor 2024

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina.

Zëdhënësia për media e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës (Ikshpk) Era Pireva, në lidhje me interesimin e qytetarëve të Kosovës për marrjen e vaksinave kundër gripit sezonal, thotë se ka interes të mirë.

“Interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal është i mirë. Ka një javë, që ky proces ka filluar në tërë vendin dhe IKSHPK pret që kategoritë me prioritet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinim”, njofton Pireva për portalin rtv21.tv.

Në vitin e kaluar në këtë dikaster, janë vaksinuar rreth 72 mijë qytetarë të Kosovës, me vaksinën kundër gripit sezonal.

“Vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 72 000 qytetarë të Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal, ku kanë dominuar personat e moshës mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike”, tregon ajo për portalin rtv21.tv.

Grupmoshat të cilat janë me prioritet për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal janë personat me sëmundje kronike, personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç.

“Grupet me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, bën të ditur Pireva.

Sipas IKSHPK pas marrjes së vaksinës, organizimit i duhen rreth dy javë që të arrijë imunitetin e duhur.

“Vaksinimi me vaksinën e gripit sezonal është mënyra më efikase, më e thjeshtë dhe më e dobishme për t’u mbrojtur kundër gripit sezonal. Pas marrjes së vaksinës, organizimit i duhen rreth dy javë që të arrijë imunitetin e duhur, kështu që tani është koha e duhur për ta marrë vaksinën, duke ditur që sezoni i gripit përfshin kohën prej muajit tetor deri në mars-prill të vitit vijues”, përfundoi Pireva. /21Media/   Gentrita Xhemajli

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

8 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

11 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

15 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë