RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ndanë bursa për studentet e Kosovës

Ndahen 140 bursa për studentët kosovarë Për të tretin vit me radhë Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, i kryesuar nga Kryetari Nazmi Viqa, me seli në Köln ka ndarë bursa për studente nga viti i

nga B G30 shtator 201730 shtator 2017

Ndahen 140 bursa për studentët kosovarë

Për të tretin vit me radhë Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, i kryesuar nga Kryetari Nazmi Viqa, me seli në Köln ka ndarë bursa për studente nga viti i 2-të e sipër në nivelin Bachelor për të gjitha profilet në Universitetin Publik të Kosovës.

Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare, Nazmi Viqa tregoi se për vitin akademik 2017/2018 nga anëtarët e Uniont janë grumbulluar 134 mijë euro donacion për t’iu dal në ndihmë studenteve që janë studente kosovare.

Me vullnetin e anëtarëve të kryesisë së unionit, këtë vit numri i bursisteve u rrit nga 100 në 143.

Sipas Viqës, këto bursa janë ndarë për vajzat me suksese të shkëlqyera që studiojnë në universitet publike të Kosovës.

Vllaznim Kelmendi nga Unioni i Bizneseve Shqiptare dhe Drejtori i financave thotë që falë anëtarëve të Unionit dhe në veçanti të anëtarëve të kryesisë është bërë e mundur që ndarja e bursave të jetë një traditë tani tre vjet.

Këtë program të bursave e mbështet Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në mënyrë administrative.

Presidenti i Odës Ekonomike Gjermane Kosovare, Fadil Hoxha tha se kriteret e vendosur për këto bursa kanë për qëllim që të jenë motiv për vajzat që të mësojnë më shumë. Hoxha tha se pa u shkolluar kotë thërrasim investitor, kotë blejmë makina, sepse duhet të jemi të përgatitur për tregun e Evropës përmes arsimit.

Nënkryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare, Gani Nuha tha se kjo çfarë kanë bërë sot është e shenjtë, pasi që 143 vajzave të Kosovës po u japin mundësinë të jenë të lira, të shkollohen dhe nesër të gjykojnë sipas mendimit të tyre.

Ndryshe 143 studente të Kosovës kanë fituar shumën prej 100 euro/ në muaj për një vit akademik të ofruara nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani.

Për këtë vit për përfitimin e bursave kanë aplikuar gjithsej 540 studente por vetëm 143 kanë arritur që të jenë fituese të tyre.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

47 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë