UEFA tërheq finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburgu
UEFA do t’i heqë Rusisë, Shën Petersburgut të drejtën për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Ky vendim do të merret nesër (e premte), në një seancë special
UEFA do t’i heqë Rusisë, Shën Petersburgut të drejtën për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Ky vendim do të merret nesër (e premte), në një seancë speciale.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, ka dënuar Vladimir Putinin për “kthimin e luftës në Evropë”. Ajo ka njoftuar se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Vladimir Putin ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, janë lëshuar granatimet dhe raketat e para në Ukrainë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





