RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Turqia arreston 228 persona të dyshuar për lidhje me Gulenin

Njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin A

nga RTV2118 shkurt 202018 shkurt 2020

Njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Në kuadër të operacionit më të ri, prokurorët urdhëruan arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerë që ishin në shërbim. Agjencia tha se operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Prokurorët në kryeqytetin e Ankarasë urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë./REL

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë