RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Trump thotë se kanë nisur përgatitjet për takim mes Zelenskyt dhe Putinit
🌍 Bota

Trump thotë se kanë nisur përgatitjet për takim mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një “takim shumë të mirë” me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, takim që vazhdoi më pas edhe në Zyrën Ovale. “Gjatë takimit d

nga Venera Grabanica19 gusht 202519 gusht 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një “takim shumë të mirë” me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, takim që vazhdoi më pas edhe në Zyrën Ovale.

“Gjatë takimit diskutuam për garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat do të ofrohen nga vendet evropiane në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Të gjithë janë shumë të kënaqur për mundësinë e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi Trump në rrjetin Truth Social.

Ai shtoi se në përfundim të takimeve ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka nisur përgatitjet për një takim mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një lokacion ende të pacaktuar.

“Pas atij takimi do të mbahet një takim trilateral, ku do të marrin pjesë dy presidentët dhe unë”, tha Trump, duke shtuar se zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff po koordinojnë me Rusinë dhe Ukrainën.

“Ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një luftë që po vazhdon pothuajse katër vjet”, theksoi presidenti amerikan.

Kremlini ka konfirmuar se Trump dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyt dhe liderëve evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ndihmësit të Putinit, Yuri Ushakov, biseda ka zgjatur 40 minuta dhe ishte “e hapur” dhe “mjaft konstruktive”.

Ai shtoi se dy presidentët kanë diskutuar “idenë për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së nivelit të përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit në bisedime”./rel

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

17 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

33 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

35 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë