RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Tërheqja nga Siria “me ritmin e duhur”

Tump thotë se në të njëjtën kohë do të vazhdojnë të luftojnë ISIS-in Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëko

nga Venera Grabanica8 janar 20198 janar 2019

Tump thotë se në të njëjtën kohë do të vazhdojnë të luftojnë ISIS-in

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëkohësisht luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Në një koment në Twitter të hënën, Presidenti Trump nuk caktoi ndonjë afat kohor për tërheqjen dhe foli me sarkazëm për atë që ai e cilësoi si “një një lajm shumë të pasaktë” në gazetën “New York Times”, ku thuhej se zoti Trump po hiqte dorë nga deklarata e tij e 19 dhjetorit për një tërheqje të shpejtë të shpejtë të trupave, që zyrtarët thanë se do të kërkonte rreth 30 ditë.

John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Trump, tha të dielën gjatë një vizite në Izrael se trupat e SHBA do të qëndronin në Siri deri sa Shteti Islamik të mposhtej dhe se administrata Trump kishte marrë garanci se Turqia nuk do t’i vinte në shënjestër luftëtarët kurdë, aleatë me forcat amerikane.

Në komentin e tij në Twitter, Trump shkruante: “Ashtu si në deklaratat e mia origjinale, ne do të largohemi me ritmin e duhur, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë gjithçka tjetër të nevojshme!”

Trump, pa u konsultuar me zyrtarët e sigurisë kombëtare, i befasoi aleatët me njoftimin e tij muajin e kaluar se ai do të tërhiqte trupat e SHBA nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik dhe kanë shërbyer si këshillues për luftëtarët kurdë.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë