RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Trump në gjykatë 10 ditë para inaugurimit si president
🌍 Bota

​Trump në gjykatë 10 ditë para inaugurimit si president

Një gjykatës ka vendosur që vendimi ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump në rastin e heshtjes kundër Stormy Daniels do të merret më 10 janar, më pak se dy javë para inaugurimit të tij. Gjykatësi

nga Venera Grabanica4 janar 20254 janar 2025

Një gjykatës ka vendosur që vendimi ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump në rastin e heshtjes kundër Stormy Daniels do të merret më 10 janar, më pak se dy javë para inaugurimit të tij.

Gjykatësi Juan Merchan tha se Trump nuk do të dënohej me burg dhe se presidenti i zgjedhur mund të paraqitet personalisht ose virtualisht në seancë.

Seanca është caktuar 10 ditë përpara inaugurimit të Trump në Uashington më 20 janar.

Donald Trump në maj 2024 është shpallur fajtor nga një juri në Nju Jork për 34 akuza në lidhje me gjykimin e tij për pagesa parash për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, duke e bërë atë ish-presidentin e parë të SHBA-së që dënohet për akuza penale të krimit.

Juria prej 12-anëtarësh mori vendimin, duke e shpallur Trump fajtor për fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për Daniels, që ajo të mos e publikojë historinë e saj për lidhjen e tyre të supozuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 dhe duke e shënuar pagesën si shpenzim biznesi.

Trump kishte mbrojtur atë kohë qëndrimin e tij se është i pafajshëm dhe se “të drejtat e tija civile janë shkelur në ‘gjueti të shtrigave’”.

“Jo vetëm që ky gjyqtar shumë i konfliktuar dhe i anuar, Juan Merchan, më pengoi të paraqes faktin se nuk kam bërë zbritje tatimore për shpenzim ligjor, por gjyqtari nuk i lejoi avokatët e mi të merrnin të dhënat tatimore nga ish-avokati, emrin e të cilit nuk më lejohet ta përmend për shkak të urdhrit antikushtetues të vendosur ndaj meje”, kishte shkruar Trump në Truth Social.

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë