RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Trendafilova: “Rasti Thaçi dhe të tjerët”, rreth një milion faqe prova, 318 dëshmitarë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë Ekaterina Trendafilova tha se nuk është e pazakontë që të marrë më shumë kohë rasti si ky i ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri

nga RTV2124 shtator 202224 shtator 2022

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë Ekaterina Trendafilova tha se nuk është e pazakontë që të marrë më shumë kohë rasti si ky i ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trendafilova tha se rreth një milion faqe të provave dhe 318 dëshmitarë.
“Pritshmëria pas seancave, pas diskutimeve në sallën e gjyqit, edhe vendimet që merren dhe janë publike, qasja shumë këmbëngulëse ndaj afateve shumë strikte të përcaktuara nga gjyqtari i procedurës paraprake,
“Pritshmëritë janë që nga fundi i këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, kjo çështje do të shkojë në gjykim. Por ky rast është një çështje shumë voluminoze, jo vetëm për shkak të numrit të të akuzuarve, por edhe për shkak se në seancën e kaluar më bëri përshtypje numri i faqeve që mbrojtja i komunikoi të gjithëve, sigurisht që seanca ishte publike. Unë gjithashtu nuk mund të ndjek seancat private, por numri i faqeve të provave shkon në një milion. Prokurori aktualisht po mendon të sjellë në sallën e gjyqit rreth 318 dëshmitarë, dhe mbrojtja, që nga nxjerrja e provave që prokuroria ka ndërmend të përdorë gjatë gjykimit, i është vënë në dispozicion mbrojtjes dhe mbrojtja po kryen hetimet e veta. Pra, ky është me të vërtetë një rast shumë i madh. Dhe standardi i arsyeshëm i kohës është shumë i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, nuk është e pazakontë që raste të tilla të mëdha mund të marrin pak më shumë kohë. Por shpresa ime është e bazuar në vlerësimin profesional, që kam zhvilluar ndër vite se do të kemi shumë shpejt procedime gjyqësore për këto çështje”, thotë kryetarja e Gjykatës Speciale./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

6 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

59 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë