
Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prizren
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prizren, tek i vendi i quajtur “Fshati slloven”. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prizren, tek i vendi i quajtur “Fshati slloven”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin, shkruan rtv21.tv.
“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






