Tragjedia në Kroaci, Szunyog ngushëllon popullin e Kosovës
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nga aksidenti i sotëm në Kroaci, ku dhjetë persona kanë humbur jetë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nga aksidenti i sotëm në Kroaci, ku dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar.
“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”, ka thënë Szunyog.
Aksidenti ka ndodhur afër Slavonski Brodit në Kroaci, ndërkohë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






