Ambasada e Italisë ngushëllon popullin e Kosovës
Ambasada e Italisë në Prishtinë me rastin e vdekjes së dhjetë personave në aksidentin trafik në Kroaci, ka ngushëlluar popullin e Kosovës. “Ngushëllimet tona më të thella popullit të Kosovës për aks
Ambasada e Italisë në Prishtinë me rastin e vdekjes së dhjetë personave në aksidentin trafik në Kroaci, ka ngushëlluar popullin e Kosovës.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit të Kosovës për aksidentin tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave, ndërsa u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në reagimin e Ambasadës të bërë në Facebook.
Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Kurse, për në Kroaci tashmë ka marrë rrugë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e qeverisë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





