RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thirrje bizneseve që të ndalin promovimin përmes broshurave

Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje publike bizneseve Let’s Do It Kosova u bën thirrje publike të gjitha bizneseve që të ndalin formën e promovimit të produkteve apo shërbimeve të tyre, përmes broshu

nga RTV2122 qershor 201722 qershor 2017

Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje publike bizneseve

Let’s Do It Kosova u bën thirrje publike të gjitha bizneseve që të ndalin formën e promovimit të produkteve apo shërbimeve të tyre, përmes broshurave që vendosen nëpër makina, apo në hyrje të objekteve të banimit.

“Përderisa Kosova po vazhdon të përballet me probleme të shumta të mjedisit, ndotjes së tij po i kontribuojnë pothuajse të gjitha qendrat tregtare përmes broshurave që po i vendosin nëpër makina e dyer të objekteve të banimit, për të promovuar produktet apo shërbimet e tyre. Kjo formë e promovimit të bizneseve ka irrituar qytetarë të shumtë, të cilët i adresojnë këto ankesa tek Let’s Do It Kosova dhe kërkojnë që të ndërmerren masa për ndalimin e tyre. Përveç ankesave të qytetarëve, kjo formë e promovimit po ndikon në ndotjen e mjedisit në tërë Kosovën, sidomos në zona urbane”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Let’s Do It Kosova.

Në raste të tilla, qendrat tregtare në vend se të kenë përgjegjësi sociale dhe të mendojnë se si ta ruajnë mjedisin, bëjnë të kundërtën përmes grumbujve të broshurave, të cilat i hasim çdo ditë në hyrje të secilit objekt të banimit, nëpër makina apo edhe më keq, kur ato shihen të hedhura gjithandej nëpër rrugë e trotuare, duke u bërë faktor për ndotjen e mjedisit.

“Ne kërkojmë nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e kësaj dukuri, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë po ndikon në ndotjen e mjedisit dhe si e tillë sanksionohet në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2015 për Ndëshkime me Gjoba Mandatore, të cilin Let’s Do It Kosova është duke e monitoruar dhe promovuar në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

“Pra, Let’s Do It Kosova njofton të gjitha bizneset që sa më parë të ndalin këtë ndotje të mjedisit, në të kundërtën do të reagojmë në bazë të mundësive ligjore. Po ashtu, i inkurajojmë të gjithë qytetarët që edhe më tej të vazhdojnë t’i raportojnë këto raste. Parandalimi i kësaj dukurie është domosdoshmëri pasi në muaj shpenzohen tonelata letra, ndërsa të gjitha përfundojnë nëpër natyrë, duke e ndotur dhe dëmtuar atë”, thuhet në komunikatë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

20 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

23 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

27 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë