Thirrja e “Dardanëve”: Mos ta lëmë Kosovën të rrëshqasë në humnerë
Kosova do të zhvillojë të martën ndeshjen vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ku në “Fadil Vokrri” do të ballafaqohet me Qipron. Një humbje eventuale do ta zbriste Kosovën në Ligën D dhe
Kosova do të zhvillojë të martën ndeshjen vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ku në “Fadil Vokrri” do të ballafaqohet me Qipron.
Një humbje eventuale do ta zbriste Kosovën në Ligën D dhe ky do të ishte një lajm jashtëzakonisht i keq për “Dardanët”.
Në prag të ndeshjes, grupi i tifozëve “Dardanët” ka bërë thirrje që në këtë ndeshje kombëtarja të marrë mbështetje të madhe në mënyrë që të mos pësojë edhe më shumë.
Thirrja përveç tifozëve, vlen edhe për lojtarët nga të cilët “Dardanët” kanë kërkuar angazhim maksimal në fushë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






