RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi fton think-tanket të bëhen pjesë e momentumit për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Thaçi në Uashington Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilët ka biseduar për nevojën që SHBA-ja të m

nga B.K25 shkurt 202025 shkurt 2020

Thaçi në Uashington

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilët ka biseduar për nevojën që SHBA-ja të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO dhe në BE.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE do të thotë më pak ideologji anti-perëndimore në tërë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se për të ecur përpara Kosova po punon në arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Serbinë për t’u liruar nga e kaluara dhe për të ecur përpara.

Ndërsa, në takimin me Jane Harman në “The Wilson Center”, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shumë me fat që në Uashington gëzon mbështetje bi-partizane.

“Në përkrahjen për Kosovën, në Uashington,  nuk ka dallime në mes partive”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtyjnë përpara proceset e konsolidimit të Ballkanit Perëndimor.

Në të dy takimet, Presidenti Thaçi u shpreh se storia e Kosovës është storie e përbashkët e Kosovës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se kjo storie ka nevojë për kapitullin e fundit që është marrëveshja finale e paqes me Serbinë dhe integrimi në NATO dhe në BE.

Presidenti Thaçi u shpreh se është krijuar një momentum i ri me angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump dhe nëpërmjet të dërguarit special, ambasadorit Grenell, dhe ftoi që të përkrahet dhe të shfrytëzohet ky momentum i krijuar për të sjellë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe në tërë Ballkanin./21Media

LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

43 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

43 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

43 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

43 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 orë më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë