
Të mërkurën tërhiqet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës
Të mërkurën prej orës 15:30 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të tërhiqet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Në çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje
Të mërkurën prej orës 15:30 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të tërhiqet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Në çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje, ndërsa skuadra vendaset përcaktohet me short. Ndeshjet zhvillohen më 20 e 21 mars.
Skuadrat pjesëmarrëse janë të ndara në dy vazo për short. Te meshkujt, në vazon e parë, përkatësisht bartëse janë Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Vushtrria. Vazon e dytë e përbëjnë Rahoveci, Kastrioti, Vëllaznimi e Deçani.
Te hendbollistet, në vazon e parë janë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Kastrioti. Kurse në vazon e dytë janë Prishtina, Shqiponja, Samadrexha e Jusuf Gërvalla. Ndarja në vazo është bërë në bazë të renditjes në kampionatin e kaluar.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





