Të hënën sërish protestë në Trepçë, kërkohet shkarkimi i Shyqri Sadikut
Sadiku u emërua në krye të bordit të përkohshëm sot nga Qeveria e Kosovës Qeveria e Kosovës sot emëroi bordin e përkohshëm të ndërmarrjes Trepça. Por kjo sërish ka ngjallur pakënaqësi te banorët e Sha
Sadiku u emërua në krye të bordit të përkohshëm sot nga Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës sot emëroi bordin e përkohshëm të ndërmarrjes Trepça. Por kjo sërish ka ngjallur pakënaqësi te banorët e Shalës.
Arsim Musa nga këshilli i protestuesve ftoi sërish protesta më 9 mars në ora 10:00, kësaj radhe për të kundërshtuar emërimin e Shyqri Sadikut sërish në bord.
Musa thotë se përgjegjësia për këtë shkon te kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Qeveria e Kosovës me 28 shkurt ka shkarkuar bordin drejtues të ndërmarrjes publike Trepça me pretendimet për dyshimet të punësimit të rreth 200 personave me konkursin e shpallur në kohën e fushatës zgjedhore në minierën e Trepçës. /21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






