Të dielën, tri lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijes
Të dielën, tri lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijes, për shkak të punimeve teknike në gypin magjistral Badoc-Prishtinë. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumat
Të dielën, tri lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijes, për shkak të punimeve teknike në gypin magjistral Badoc-Prishtinë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së nesërme, nga ora 10:00-18:00 pa ujë të pijshëm do të mbesin, “Lagjja e Spitalit”, “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë. Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës”, ka njoftuar KRU “Prishtina”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





