Taylor Swift zbulon se ka bashkëpunuar me Lana Del Rey për albumin e ri
Pas shumë spekulimeve, Taylor Swift ka zbuluar se Lana Del Rey do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Midnights”. Swift dhe Del Rey bashkëpununuan për “Snow on the Beach”. Kujtojmë që, së fund
Pas shumë spekulimeve, Taylor Swift ka zbuluar se Lana Del Rey do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Midnights”.
Swift dhe Del Rey bashkëpununuan për “Snow on the Beach”.
Kujtojmë që, së fundmi Swift foli për këngën “Anti-hero” për të cilën ajo thotë se është ndër të preferuarat, pasi flet për pasiguritë e saj.
“Nuk mendoj që më parë jam zhytur kaq shumë në pasiguritë e mia. Unë luftoj shumë me idenë se jeta ime është bërë e pakontrollueshme ..”, tha ajo.
Përveç “Anti-Hero”, Swift zbuloi edhe pesë këngë të tjera nga 13 në total.
Albumi do të publikohet më 21 tetor./21Media








