RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

“Taksa të mbetet në fuqi, ngritëm prodhimin, por jo edhe çmimet”

Prodhuesit vendorë po përfitojnë më së shumti nga taksa Prodhuesit kërkojnë që edhe më tej vendimi i Qeverisë për taksën ndaj Serbisë të jetë në fuqi, sepse ka ndikuar në rritje të prodhimit, eksporti

nga Kaltrina Berila4 maj 20194 maj 2019

Prodhuesit vendorë po përfitojnë më së shumti nga taksa

Prodhuesit kërkojnë që edhe më tej vendimi i Qeverisë për taksën ndaj Serbisë të jetë në fuqi, sepse ka ndikuar në rritje të prodhimit, eksportit dhe punësimit në vend.

Përfaqësuesi i kompanisë “Pestova-Vipa”, bënë thirrje që kryeministri Ramush Haradinaj, të mos heq dorë nga taksa që iu është vendosur produkteve serbe dhe boshnjake, duke thënë se kështu po fuqizohen prodhuesit vendor.

Drejtori i shitjes në këtë kompani, Fatos Kastrati thotë në një intervistë për kp, se prodhuesit vendorë janë ata që po përfitojnë më së shumti nga taksa e vendosur për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kastrati thotë se pas vendosjes së taksës si kompani është dashur të shtojnë prodhimin.

“Taksa e vendosur prej Qeverisë së Kosovës më 21 nëntor ka ndikuar jashtëzakonisht mirë te ne si prodhues vendor. Ne kemi pasur një trend të shitjes diku 17 përqind, ndërsa taksa ia ka shtuar shitjes edhe 20 përqind, që në total kemi një ngritje të shitjes 35-36 përqind. Ka qenë më se e mirëseardhur për neve si prodhues vendor, si në aspektin e zgjerimit të gamës së produkteve tona në raft te pjesa e marketeve, duke marrë parasysh që brendet të cilat kanë qenë nga Serbia, kryesisht për shkak se nga Bosnja nuk ka pasur brend në kategorinë e çipsit… (Taksa duhet të jetë në fuqi) Definitivisht që po. Për neve është e mirëseardhur”, thotë Kastrati.

Ndonëse në bazë të disa statistikave zyrtare, pas kësaj takse ka pasur një ngritje të lehtë të çmimeve për produktet, mirëpo Kastrati ka mohuar se në kompaninë ku ai punon ka pasur ngritje të çmimeve.

“Jo, absolutisht (nuk ka ngritje të çmimeve). Ne të gjitha zëvendësimet të cilat kanë qenë prej Serbisë i kemi bërë prej shteteve tjera dhe nuk kemi pasur ndonjë kosto shtesë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e çmimit për shkak që kemi reaguar shpejt dhe pjesën e gasit, p.sh, e kemi transferuar prej Bullgarisë, prej Maqedonisë dhe nuk kemi pasur ndonjë problem në atë drejtim”, tha ai.

Lënda e parë për prodhim dhe përpunim, sipas tij, është duke u bërë nga vendet e rajonit dhe nuk është rritur kostoja e prodhimit.

“Ne si Vipa nuk kemi qenë shumë të ekspozuar në Serbi ose në Bosnje, dhe si ambalazhin, si pjesën e kartonëve, si gasin, të gjitha veç i kemi bërë furnizimet në Maqedoni, Bullgari, dhe nuk kemi pasur probleme të tilla… Pestova dhe Vipa, e mbulon krejt kategorinë pa asnjë problem. Të vetmin dallim që e bënë, është që siguron kualitet më të mirë, duke marrë parasysh që ne nuk kemi stok dhe prej prodhimit malli shkon në logjistikë, ndërsa pas dy-tre dite malli është në raft, kështu që konsumatori i Kosovës në raport me brendet e importit konsumon një produkt më të freskët”, thotë Kastrati.

Ai thotë se kjo firmë gjithsejtë ka 56 barkode në portofolion e saj me të gjitha llojet e çipsit.

Ndërsa, produktet e tyre përveç tregut të brendshëm, esportohen në Maqedoni në sasi të mëdha, Shqipëri, Bullgari, Hungari, Suedi, Danimarkë, Gjermani, në Zvicër, si dhe në Irak.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

25 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

39 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

52 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë